Senati miraton paketën e stimujve
Ushington - Paketa stimuluese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, me vlerë 787 miliardë dollarë, kaloi edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Senati i SHBA votoi mbrëmë vonë me 60 vota pro dhe 38 kundër, për paketën që synon të ndihmojë e ekonominë amerikane në krizë. o dje pasdite, Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 246 vota pro dhe 183 kundër paketës. Projekligji, i cili përfshin shkurtimin e taksave dhe projekte për shpenzime brenda vendit, nuk u miratua nga asnjë anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve. Presidenti Barak Obama do ta nënshkruajë atë në ligj.
Shumica e republikanëve kanë vërejtje për paketën, duke thënë se ajo përfshin shumë shpenzime qeveritare dhe nuk përmban shkurtimet e nevojshme të taksave. Të tjerë thonë se nuk kanë patur kohë të mjaftueshme për ta lexuar të gjithë projektligjin voluminoz, prej 1 mijë faqesh.