Dosjet, PS: Po izolohemi
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që vendosi për të hënë të miratohet komisioni i verifikimit të dosjeve. Deputetja Arta Dade theksoi sot se Topalli ka koncepte arkaike në drejtimin e saj, duke akuzuar mazhorancën se po mban peng vendin. “Ne nuk do të lejojmë që vendi të mbahet peng”-theksoi Dade, duke shtuar se Shqipëria rrezikon të izolohet për shkak të veprimeve arbitrare të Sali Berishës.
Ajo i ka kërkuar mazhorancës që të marrë parasysh kërkesat e Komisionit Evropian për ligjin e dosjeve. Duke folur për veprimet e opozitës, Dade tha se ishin në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj.