E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia: Po Shqipërisë në NATO

Lisbonë - Protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është ratifikuar edhe në parlamentin portugez. Vendimin e Portugalisë e ka përshëndetur menjëherë ministri i Jashtëm, Luzmim Basha. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka falenderuar në linjë telefonike homologun e saj portugez.

Dy vendet e fundit që kanë mbetur pa miratuar protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO janë fqinjët tanë jugorë, Greqia, dhe Holanda. Ratifikimi nga këto dy vende pritet të ndodhë në fillim të kësaj jave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›