E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati miraton planin e shpetimit

Senati amerikan ka aprovuar planin 700 miliarde dollaresh per nxjerrjen e ekonomise amerikane nga kriza financiare. Projektligji kaloi me 74 vota pro dhe 25 kunder, pas me shume se tre ore debati.

Te dy kandidatet per president Barak Obama dhe John McCain votuan pro planit.

Projektligji synon ne thelb blerjen nga administrata amerikane e aseteve te instituteve financiare qe jane ne rrezik falimentimi. Keto asete kane shkaktuar krizen e besimit ne tregun e kredive.

Projektligji i ri ka pesuar ndryshime nga ai qe u hodh poshte nga Dhoma ne menyre qe te marre mbeshtetjen e kesaj te fundit kur te kaloje per votim. Dhoma do ta marre ne shqyrtim planin te premten, pas marreveshjes mes lidereve demokrate.

Nese plani kalon ne Dhome atehere do te shenoje investimin me te madh ne ekonomine amerikane qe prej Depresionit te Madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›