Inteligjenca pakistaneze ndihmon talebanet

Sherbimet sekrete pakistaneze kane ndihmuar militantet talebane qe te kryejne atentate ne Afganistan. Akuza eshte bere ne nje raport te inteligjences spanjolle, e publikuar ne faqen e internetit te radios “Cadena Ser”.
Raporti i 2005-es pohon se agjentet pakistaneze jepnin urdhera, informacione dhe mbeshtetje teknike per talebanet dhe grupet e lidhura me Al Kaeden.
Autoritetet pakistaneze e kane cilesuar kete raport si te pabazuar ne prova. Sipas tyre, raporti ka si qellim te hedhe balte mbi sherbimet sekrete te Islamabadit.
“Eshte nje raport i pabazuar ne prova dhe ka si qellim qe te demtoje imazhin e sherbimit tone te inteligjences”, eshte shprehur zedhenesi i kryeministrit pakistanez.