E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati nis debatin per START

SHBA

Senati amerikan ka filluar debatin përfundimtar mbi ratifikimin e marrëveshjes së çarmatimit START, me Rusinë. Senatorët votuan me 66 vota pro dhe 32 kundër diskutimit të marrëveshjes në plenum. Për miratimin e marrëveshjes në Senat nevojitet një shumicë prej dy të tretash, pra 67 vota. Demokratët e Presidentit Barak Obama kanë vetëm 58 senatorë. Obama kishte kërcënuar, se do t'u lejonte senatorëve të fillonin pushimet e Krishtlindjeve vetëm pas votimit të marrëveshjes, e cila ishte negociuar në pranverë me Rusinë. Ajo parashikon reduktimin e kokave shpërthyese bërthamore 1550 brenda shtatë vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›