Senati refuzon Kadafin: Nobelist i terrorizmit
Romë- Shefat e grupeve parlamentare të Senatit italian njoftuan se kishin vendosur dje që lideri libian, Mouammar Kadhafi të fliste sot në një sallë aneks të pallatit senatorial dhe jo në sallën e amfiteatrit, siç ishte parashikuar fillimisht.
Opozita e qendrës së majtë kërcënoi se do të bojkotonte fjalimin e liderit libian përpara Senatit, nëse ai do të mbahej në amfiteatër, ndërsa pakënaqësia e klasës politike italiane u rrit përballë kësaj perspektive.
"Vendimi për ta lejuar të flasë "një fitues të Çmimit Nobel për terrorizmin", ndërkohë që një fitues i çmimit Nobel të Paqes si Dalai Lama nuk mundi të shprehej, u mor megjithë kundërshtimin e një numri të madh senatorësh të djathtë dhe të majtë", deklaroi senatori i opozitës Stefano Pedica.
Senatorët e Partisë Demokrate (qendra e majtë), forca kryesore e opozitës kishin vendosur të bojkotoin fjalimin e mbajtur nga Kadhafi në cilësinë e presidentit të radhës të Bashkimit Afrikan. "Fjalimi solemn i presidentit libian, Kadhafi përpara senatit nuk duket as i justifikuar dhe as oportun", vlerësoi gjithashtu Benedetto Della Vedova, deputet i partisë së Berlusconit.
Disa qindra persona manifestuan, ndër të tjera, dje pasdite në një shesh në qendër të Romës, në emër të mbrojtjes së të drejtave të Njeriut.
Pranë Campidoglios, bashkia e Romës, studentë të Universitetit "La Sapienza" të Romës filluan dje të mblidhin firma kundër vizitave të parashikuara të liderit libian në bashkinë e Romës si dhe në universitet.