E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përurime në Orikum

Tiranë - Kryeministri Sali Berisha përuroi sot unazën e qytetit të Orikumit në Qarkun e Vlorës, një investim me vlerë 1,25 milionë dollarë, investim i Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore si dhe shkollën nëntë vjëçare "Balil Pelari", me vlerë 43 milionë lekë me fonde nga Qeveria.

Në fjalen e tij përuruese Kryeministri Berisha e quajti Qytetin e Orikumit si "Bizhu të vërtetë në brigjet e Shqipërisë, që po kthehet në identitet, po shndërohet në një qëndër të fuqishme Evropiane edhe në turizëm."

Në ceremoninë e përurimit të godinës së shkollës 9 vjeçare, "Balil Pelari" në kabinetin e informatikës në Qytetin Orikum, kryeministri Berisha duke iu drejtuar mësuesve dhe nxënësve: tha se "në mandatin tjetër katërvjeçar,interneti do te jetë prezent edhe ne shtëpitë tuaja.Nuk ka asgje më të pamatë, nuk ka asgjë më të pafund se interneti ndaj qeveria ime do tju krijojë mundësi ta keni edhe në kompiuterat tuaj në shtëpi".

Shkolla 9 vjeçre Orikum "Balil Pelari", ka 500 nxënës dhe ndertimi i ri kushtoi 43 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›