E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kabinën e pilotit, Airbus bën ulje të detyruar

Sidnej- Kohë e keqe për Airbus. Një tjetër avion i një kompanie australiane me çmime të lira bëri një ulje të detyruar në ishullin Guam, në Oqeanin Paqësor, pas një zjarri që përfshiu kabinën e pilotit, njoftuan sot përfaqësuesit e kompanisë. Sipas informacioneve asnjë nga 203 pasagjerët e dhe anëtarët e ekuipazhit nuk është plagosur.

Avioni ''Airbus A330-200'' i kompanisë ''Jetstar'' u nis nga Osaka, në perëndim të Japonisë dhe kishte për destinacion lokalitetin Gold Coast, 50 kilometra në jug të Brisbane, në lindje të Australisë.

''Dritarja e djathtë e kabinës së pilotit fillimisht filloi të nxirrte tym dhe më pas u përfshi nga flakët, pas katër orë fluturim, duke e detyruar kështu avionin të bënte një ulje urgjente'', theksoi kompania në një komunikatë. Hetues australianë janë nisur për Guam për të analizuar shkaqet e aksidentit.

Avioni që ka të njëjtin model me avionin e kompanisë ''AirFrance'' që lidhte Rio de Zhaneiron me Parisin i cili u u rrëzua në Atlantik ku si pasojë humbën jetën 228 personat që ndodheshin në bord.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›