E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatorët çekë vlerësojnë progresin e reformave në Shqipëri dhe mbështesin forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me delegacionin e deputetëve të Senatit çek, anëtarë të Komisionit për ekonominë, bujqësinë dhe transportin, të kryesuar nga zoti Ivan Adamec.

Duke iu uruar mirëseardhjen, Kryeministri Berisha theksoi se kjo vizitë, e cila i paraprin vizitës së Kryeministrit Çek Topolanek në Tiranë  do  të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Te dy palët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat, në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike dhe shkëmbimet tregtare.

Kryeministri Berisha i shprehu falënderimet zotit Adamec  për mbështetjen  dhe përkrahjen që Çekia i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e ftesës për anëtarësim ne NATO, duke e cilësuar këtë, si një ngjarje historike për mbarë kombin shqiptar. Gjithashtu Kryeministri Berisha shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe ndihmën që Çekia ofroi për të prekurit e tragjedisë së Gërdecit.

Gjatë takimit, Kryeministri i njohu senatorët me masat e ndërmarra nga qeveria për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë kontekst, Kryeministri siguroi senatorët, se investitorët çekë do të gjejnë në Shqipëri siguri dhe përkrahje për zhvillimin e bizneseve të tyre. 

Nga ana  e tyre, deputetet  e senatit cek falenderuan kryeministrin për mikëpritjen dhe e uruan atë per marrjen nga ana e Shqipërisë të ftesës per anetarsin ne NATO, duke e cilësuar ate, si vlerësim i arritjeve dhe reformave te qeverisë shqiptare.

Në këtë kontekst, zoti Adamec u shpreh se Çekia do te vazhdosje te mbeshtese integrimin e Shqiperise ne NATO dhe BE. Përsa i përket MSA zoti Adamek u shpreh se kjo marrëveshje ehste ratifikuar ne senatin cek dhe se shpejti do te ratifikohet edhe ne Dhomen e ulet te Parlamentit.

Senatorët çekë u shprehën se vizita e tyre,  e cila  i paraprin vizitës së Kryeministrit cek në Tiranë,  ka si qëllim promovimin e bashkëpunimit, në mënyrë të vecantë në fushën ekonomike  dhe te shkëmbimeve tregtare,  si dhe në mundësinë e zhvillimit të partneritetit midis qyteteve të  dy vendeve në nivelin e qeverisjes vendore.

Në këtë pikë senatoret çekë theksuan se i vleresojnë shumë pozitivisht reformat e qeverise shqiptare, në vecanti ato në fushën ekonomike, për konsolidimin e klimes më të përshtatshme për biznesin dhe inkurajimin e investitorëve të huaj.  Senatorët vleresuan se ekonomia shqiptare po transformohet nga nje ekonomi kryesisht importuese ne një ekonomi prodhuese dhe po zgjon gjithnje e me shume intresin e investimeve te huaja.

Në bashkëpumim me ambasadën çeke në Tirane u shpreh  janë evidentuar 36 fusha me interes për invëstitotët çekë në Shqipëri, ne veçanti për sa i përket energjisë, privatizimeve të medha të ndërmarrjeve shtetërore, hekurudhave, pasurive minerale, etj.

Për sa i përket ndihmës së dhënë për përballimin e tragjedisë së Gërdecit zoti Adamec u shpreh se kjo ishte ndihmë e ofruar nga një popull dhe një qeveri mike në shenjë solidariteti ndaj nje vendi mik dhe qeverie mike, sikundër dhe Shqipëria do të bënte njëjtën gjë për Çekinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›