E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, së shpejti një repart tjetër traumatologjie

Në Tiranë shumë shpejt do të ndërtohet qendra e dytë e traumatologjisë. Lajmi është bere i ditur nga vete ministrja Godo gjatë një konference për shtyp ku vlerësoi bluzat e bardha për punën gjatë tragjedisë në Gerdec. 

TIRANE- Në Tiranë shumë shpejt do të ndërtohet qendra e dytë e traumatologjisë. Lajmi është bere i ditur nga vete ministrja Godo gjatë një konference për shtyp. Godo tha se një kat në spitalin e ri të QSUT-së është planifikuar për traumatologjine.

Më tej ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, falenderoi sot të gjitha strukturat shëndetësore në vend, qytetarët, por dhe shtetet fqinjë, si dhe organizatat ndërkombëtare, për ndihmën e gatishmërinë e dhënë, në menaxhimin e tragjedisë së Gërdecit.

Ministrja Godo i shprehu ngushëllimet më të thella familjarëve të prekur nga kjo tragjedi dhe shprehu, respekt dhe mirënjohje për mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët, të gjithë ata që shërbyen për të shpëtuar njerëzit e për të lehtësuar dhimbjen e tyre.

"Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza', Spitali Ushtarak dhe Spitali i Durrësit, treguan gatishmeri të plotë dhe efiçencën më të lartë", tha ministrja e Shëndetësisë.
Një falënderim të veçantë, ministrja Godo u përcolli vendeve fqinje të cilët dhanë ndihmesën e tyre në këtë tragjedi
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›