Senatori Keri takohet me presidentin sirian al-Asad
Senatori amerikan Xhon Keri po viziton Sirinë ku do të takohet me presidentin Bashar al-Asad.
Ky zhvillim pason një tjetër takim mes dy senatorëve amerikanë dhe presidentit sirian brenda kësaj jave në një moment kur dy vendet po shqyrtojnë mundësinë për të përmirësuar marrëdhëniet.
Demokrati Keri drejton Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në senatin amerikan dhe kandidoi kundër ish presidentit Bush në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.
Dje, zyrtarët amerikanë kërkuan të mbanin një takim me ambasadorin sirian në Uashington për të folur mbi shqetësimet rreth një programi të dyshuar bërthamor të këtij vendi dhe mbi pretendimet se Siria mbështet një grup terrorist.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ambasadori Imad Mustafa u ftua të takohej me ndihmëssekretarin e Shtetit në detyrë Xhefri Feltman - një takim ky i pazakontë mes dy vendeve. //ek