Senatoriumi, shkrihet ne 2008
Sonila Isaku
Senatoriumi ose spitali i semundjeve te mushkerive do te "humbas" funksionet e tij ne vitin 2008, duke u shnderruar ne spitalin rajonal te Tiranes. Burime nga Ministria e Shendetesise, ben te ditur dje per "KJ" se nje pjese e ketij spitali dhe pikerisht ajo e kirurgjise se mushkerive pritet qe te transferohet ne ambientet e Spitalit Onkologjik prane Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Ky projekt, cili eshte bere gati nga specialistet me te larte te Ministrise se Shendetesise, pret qe te marre firmen e Keshillit te Ministrave dhe te zbatohet gjate vitit 2008. "Eshte menduar qe ngritja e ketij spitali te lehtesoje fluksin e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Nderkohe qe projektet jane perfunduar nga ana jone dhe pritet qe ky vendim te behet ne realitet pas firmes se kabinetit qeveritar", deklaroi dje drejtori i Politikave dhe Projekteve ne Ministrine e Shendetesise, Edmond Stojku. Sipas tij, spitali i ri rajonal do te kete te gjitha sherbimet, kurse ai i Semundjeve te Mushkerive do te kete nje shperndarje. "Kjo shperndarje do te behet per vete faktin se duhet te krijohet hapesira e mjaftueshme per kete spital alternativ", vazhdoi ai. Sipas ketij projekti, sherbimet qe nuk do te levizin nga godina aktuale, do te jene ato ambulatore kurse me te rendesishmet ato kerkimore shkencore, si dhe nderhyrjet kirurgjikale eshte menduar qe te shkojne ne QSUT.
Ne projekt eshte menduar qe spitali rajonal te kete rreth 300 shtreter si dhe urgjencat e ndryshme te ndara sipas specialiteteve. "Projekti parashikon qe te kete te gjitha sherbimet spitali i Tiranes, duke filluar nga ato baze, semundjet e brendshme, dhe kirurgjite. Ndersa, per sa i perket spitalit te sanatoriumit, ai do te shperbehet vetem ne pjesen kirurgjikale, e cila do te vendoset tek Onkologjiku ne QSUT", eshte shprehur keshilltari ne Ministrine e Shendetesise, Petro Mersini. Ndersa per sa i perket personelit mjekesor, ende nuk eshte gjendur nje zgjidhje, por, sipas propozimeve te bera, mendohet se do te jene mjeket e poliklinikave te specialiteteve. Nga keto propozime rezulton se Poliklinika 3, Poliklinika 9 dhe ajo e Iranianit te bashkojne mjeket specialiste per krijimin e nje spitali rajonal apo bashkiak. Nese keto poliklinika vendoset te bashkohen eshte percaktuar qe ambientet e Spitalit te Sanatoriumit te perdoren per Spitalin Rajonal.
Ndoka propozoi spitalin e Tiranes
Ka qene ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, i cili ka bere i pari propozimin per krijimin e nje spitali rajonal per kryeqytetin. Fillimisht ai ka hedhur idene qe ky spital te perfshihej ne ambientet e Spitalit Ushtarak. Por, pas konsultimeve te ndryshme, u pa e udhes qe ky spital te vendosej ne ambientet e sanatoriumit. Sipas projektit, por edhe sipas ministrit Ndoka, ky spital do te mbledhe te gjitha urgjencat dhe trajtimin e rasteve te kryeqytetit, kurse QSUT do te mbaje funksionin e saj, si qender studimore dhe universitare. "Jane hedhur disa ide per ndertimin e ketij spitali ne ndertesa dhe me se fundmi kemi rene dakord parimisht qe Spitali i Semundjeve te Mushkerive (Sanatoriumi) te kthehet ne spital universitar. Kjo si nje mundesi alternative per lehtesimin e ngarkeses se punes ne spitalin "Nene Tereza". Per kete propozim ka pasur mendime te ndryshme, por gjithnje duke e pare kete spital te ri si nje dege te QSUT", eshte shprehur pak kohe me pare ministri Nard Ndoka.