E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, 250 femije te abuzuar

Nje projekt i hartuar nga organizata "Save the children", i cili ka te beje me femijet ka treguar dje se nga 770 familje qe jane vizituar per kete vit jane identifikuar 250 femije viktima te abuzimeve te ndryshme, duke perfshire ketu edhe trafikimin. Ky eshte bilanci i nje viti pune nga krijimi njesive te sektorit per mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne 6 prej bashkive te vendit. Te dhenat u bene publike ne konferencen kombetare per mbrojtjen e femijeve, te mbeshtetur nga Ministria e Punes dhe organizatat "Save the children", UNICEF, USAID etj. Ne konference u diskutua mbi pervojen e sistemit per mbrojtjen e femijeve nga trafikimi, abuzimi dhe neglizhenca, ne nivel bashkiak dhe kombetar. Njesite per mbrojtjen e femijeve jane pjese perberese per krijimin e nje rrjeti cilesor te sherbimeve sociale, i cili parashikohet te forcoje sistemin shqiptar te mbrojtjes se femijeve. "Ne shpresojme ne nje bashkepunim te metejshem e te ngushte me autoritetet bashkiake dhe shteterore per te arritur qellimin e krijimit te nje mjedisi te sigurt dhe te mbrojtur per te gjithe femijet ne Shqiperi", eshte shprehur drejtoresha e programit "Save the children".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›