E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatorët gati projekt-ligjin e imigracionit

Një grup dypartiak senatorësh amerikane ka depozituar zyrtarisht një projekt-ligj të shumëpritur për reformën e imigracionit.
        
Senatori Chuck Schumer dorëzoi një projekt-ligj prej 844 faqesh sot në mëngjes.
        
Paketa parashikon një proces 13 vjeçar për të hyrë në rrugën e shtetësisë për mbi 11 milionë emigrantët që ndodhen ilegalisht në vend. Po ashtu parashikon programe të reja vizash, ndërkohë që forcon masat e sigurisë në kufi.                    
        
Si konservatorët, edhe liberalët e kanë kritikuar projekt-ligjin. Tetë senatorët që hartuan legjislacionin kanë përdorur kritikat si argument për të treguar se kanë arritur një zgjidhje të balancuar dypalëshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›