E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimet e Bostonit, identifikohet një i dyshuar?

Gazeta Shqip

shpethimi ne bostonMediat amerikane njoftojnë se është identifikuar një autor i dyshuar i shpërthimeve të maratonës së Bostonit. Për momentin, raportimet janë konfliktuale dhe situata mbetet ende e paqartë nëse autori është ndaluar apo vetëm është bërë identifikimi i tij.

Rreth orës 20:00, u komunikua identifikimi i të dyshuarit dhe “CNN” tha në 20:30 se ai kishte ndodhur, por pak minuta më pas policia përgënjeshtroi lajmin e arrestimit.

Me situatën në zhvillim, një konferencë për shtyp e orës e vona pritet të zbardhë më shumë detaje, përfshirë mbase edhe ato të identitetit e qëllimeve të agresorit.

Në 48 orët që pasuan ngjarjen e rëndë, policia pranoi se e kishte pasur të pamundur të identifikonte një përgjegjës.

Megjithatë, situata e hetimeve ka marrë një kthesë të menjëhershme, pasi autoritetet zbuluan një imazh të regjistruar nga një video sigurie e një dyqani përballë vendit të shpërthimit të parë, ku shfaqej një mashkull, i cili hidhte çantën me eksploziv përpara turmës dhe largohej.

Shpërthimet e ndodhura në maratonën e Bostonit i mori jetën një djali 8-vjeçar, një studenteje kineze dhe një gruaje 29-vjeçare. 176 njerëz u plagosën ndërsa shumë prej tyre kanë humbur gjymtyrët.

17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthimet e Bostonit, identifikohet një i dyshuar? burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›