Substancë e dyshimtë në një letër drejtuar presidentit Obama
Mediat amerikane raportojnë se disa pjesë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara janë evakuuar, pasi autoritetet kanë zbuluar të paktë një paketë të dyshimtë. Më herët, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një letër, e adresuar për presidentin Barack Obama, përmbante një substancë “të dyshimtë”.
Letra është gjetur gjatë testimit të postës, jashtë Shtëpisë së Bardhë. Ajo është zbuluar në të njëjtën ditë kur autoritetet kanë raportuar se një letër me përmbajtje ricini është dërguar në adresë të senatorit amerikan, Roger Ëicker. Recina është një substancë natyrale tepër helmuese dhe me rrezikshmëri të lartë vdekjeprurëse për një njeri nëse gëlltitet apo personi hyn në kontakt me të përmes rrugëve të frymëmarrjes .
Ngjarja vjen pas sulmeve në Boston ditën e hënë, ku dy shpërthime të njëpasnjëshme lanë të vrarë 3 persona, përfshi një fëmijë 8- vjeçar, në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit. 176 njerëz u plagosën ndërsa shumë prej tyre kanë humbur gjymtyrët.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Substancë e dyshimtë në një letër drejtuar presidentit Obama burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email