E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde: Italia s`ka bërë kërkesë për ndihmë në FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk ka marrë deri tani "asnjë kërkesë për ndihmë" nga Italia për një plan shpëtimi, theksoi drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde,  e cila përgënjeshtroi zërat se ky vend dhe Spanja kanë kërkuar ndihma nga ky institucion.

“FMN-ja, jep hua kur ia kërkon një vend që ka nevojë për ndihmë", theksoi Lagarde në Lima, në etapën e parë të një turneu latino-amerikan.
 

"Ndihma mund të jetë "parandaluese ose e lidhur me një program. Në këtë stad ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga Italia dhe nuk jemi në negociata as me Italinë dhe as me Spanjën", tha Lagarde.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›