"Sepse nuk dimë të shohim më larg se hunda jonë..."
Sa herë pyesim të tjerët se si po e kalojnë apo si kanë qenë, nuk na duken të çuditshme përgjigjet tanimë. Duke u mësuar me po të njëjtat përgjigje "mirë, ja çka ashtu, e shtyjmë" nuk na vritet as veshi, as mendja, as ndërgjegjja, por bëjmë indiferentin ashtu siç bëjnë të tjerët me ne.
"Se kur gëlltit një luge çorbë e vjellë gjithë jetën" është thënë në një film shqiptar të viteve para '90. Ende nuk kuptojmë se çfarë çorbe na kanë bërë të gëlltisim "zotërinjtë" tanë me "imunitet" dhe tenxhere të stërmëdha, që kurrë nuk u mbushën.
Po mirë na bëhet. Sepse nuk dimë të shohim më larg se hunda jonë.