E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina: Tri ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit

Kina ka shpallur tri ditë zie kombëtare për dhjetëra mijëra viktimat e tërmetit që goditi të hënën e kaluar këtë vend. 

Ditët e zisë fillojnë sot me mbajtjen e tri minutave heshtje  në orën 14.28 me orën lokale.Në të gjithë vendin në dikasterët qëndrore flamujt janë vendosur në gjysëm shtizë.

Heshtja  mbahet një javë pas momentit kur tërmeti ra në provincën jugperëndimore të Sichuanit.

Gjatë tri ditëve të zisë do të ndërpriten të gjitha aktivitetet e stafetës së flakës olimpike.

Numri i vdekjeve të konfirmuara si pasojë e tërmetit tani është rritur në 32,477, por zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të arijë në 50 mijë.

Ndërkohë mbi 22 mijë vetë numërohen si të plagosur.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›