Sepse po të thonë jemi shqiptarë, nuk ua vë veshin askush
Militantët e kryetarëve të mender partive shqiptare këtë punë kanë bërë gjithandej, si në Himarë. Kanë vjedhur pronat. Dhe në kushtet kur nuk ekziston as ndershmëri tek krerët politikë, as drejtësi në sistemin e drejtësisë, lindin fenomene të tilla si demonstrata për pronat në Himarë. Dhe ata thonë “jemi grekë” dhe parullat i shkruajnë në greqisht. Sepse ndjejnë që vetëm duke u sjellë kështu mund të merren në konsideratë.
I bie që edhe në Velipojë, ku hajdutët prapë kanë bërë kërdinë, të ngrihen njerëzit e të thonë duam pronat se jemi italianë (meqë janë katolikë). Edhe në Tiranë, të ngrihen tiransit e të thonë jemi turq. Të paktën kështu kanë një shpresë shqiptarët e ngratë t’i dëgjojnë, sepse me thënë jemi shqiptarë, trajtohen si qytetarë të kategorisë së gjashtë.