E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia merr taksë për pastrimin, duhet ti heqë shkarravinat

Është një sëmundje e vjetër e pamjes së qyteteve tona, mbetja e posterave elektoralë nëpër mure. Duhet “kuruar” në kuptimin e mospërsëritjes në fushatat që do të pasojnë. Gjithë bota demokratike zhvillon të tilla fushata sa dhe të tjera në aspektin ekonomik apo kulturor, po nuk vendos postera vend e pa vend dhe aq më pak, t’i lejë aty për vite me radhë.

Ato “njolla” të zeza (kështu do t’i quaja) nuk e ngrenë figuren e paraqitur për reklamë apo propagandë, përkundrazi e injorojnë atë. Kjo duhet ndaluar permes pushtetit lokal në çdo qytet. Bashkia mbledh një taksë për pastrimin. Kështu që i takon ta pastrojë qytetin edhe nga shkarravinat apo posterat e vjetruar elektoralë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›