E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Dialog politik mes paleve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Ettore Sequi përsëriti deklaratën e tij për dialog politik mes palëve, pasi bashkëpunimi është i rëndësishëm për reformat integruese.

Ambasadori u shpreh se konkluzionet e para për situatën në Shqipëri do të bëhen të ditura në tetor.

Më parë ambasadori vec thirrjes për dialog, ka vënë në dukje se Shqipëria nuk i ka plotësuar 12 përparësitë të kërkuara nga Evropa e Bashkuar, ndaj është shumë e rëndësishme që palët të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim.

Sequi ka theksuar se perspektiva evropiane e Shqipërisë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar, nëse politika nuk plotëson kushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›