E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sjellja opozitare e PS-së po vuan nga amatorizmi

17-08-2011 / Redaksionale

Numri i dy i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka marrë të gjitha funksionet drejtuese dhe interpretuese të kryetarit, duke reaguar për daljen e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 8 majit. Ai doli dje në sallën e predikimeve me mëngë të përveshura, tepër nervoz, aq sa lëvizte karrigen sa majtas-djathtas dhe me një pamje krejt të hidhët lexoi traktin e parë antiqeveritar si sulm ndaj kryeministrin Berisha. Me unazën martesore në gishtin e mesit, deputeti Tahiri divorcohej nga realiteti faktik i raportit, teksa gjykonte kryeministrin dhe jo pikat e dokumentit më objektiv që është shkruar për zgjedhjet në Shqipëri. Njeriu i Ramës që ka marrë frenat e PS-së sigurisht predikoi pikëpamjet socialiste ndaj raportit dhe afërmendsh, 34 faqet e dokumentit janë kondensuar në fjalët “OSBE/ODIHR ... ngeli në klasë Sali Berishën. Raporti i djeshëm përbën certifikatën e dështimit spektakolar të qeverisë për t’u dhënë qytetarëve dhe vendit zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më minimale demokratike të pranuara nga bota e qytetëruar”. Natyrisht pritej një reagim ku “fajin e ka Saliu”, por nuk pritej të vinte nga deputeti i Kombinatit Tekstil Tahiri. Sepse Partia Socialiste dhe opozita ka plot figura të njohura dhe me peshë kombëtare e ndërkombëtare për të kundërshtuar dokumentin më të rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë. Megjithatë, opinioni i hidhur socialist mbi raportin i dalë nga goja e  deputetit  Tahiri dhe editoriali publicist i Ramës bie ndesh me qëndrimin zyrtar të OBSE/ODIHR, që thanë të zezë mbi të bardhë se zgjedhjet ishin “pozitive, kompetitive dhe transparente”. Në kundërshtim me tezat e zeza të Tahirit janë vëzhgimet dhe peshimet e situatave që ekspertët ndërkombëtarë  për zgjedhjet i përmblodhën në mënyrë sintetike në faktin që zgjedhjet kishin aspekte pozitive, dhe janë një gur themeli për zgjedhjet e ardhshme. Po kështu përmendën faktin që PS organizoi demonstrata të dhunshme, që  PS nuk pranoi të firmoste marrëveshjen për zgjedhjet, që PS nuk paraqiti në kohë anëtarët e KZAZ-ve,që listat ishin transparente, që zgjedhjet ishin sipas Kodit dhe Kushtetutës, që PD u ndal te çështjet lokale, PS, sulme të ashpra, që Berisha thirrje për fushatë të qetë dhe bëri thirrje publike për eliminimin e presionit ndaj administratës, që dita e zgjedhjeve e qetë, që procesi i votimit u vlerësua pozitivisht. Të gjitha këto aspekte u anashkaluar me një papërgjegjshmëri tipike socialiste. Gjithsesi raporti i OSBE/ODIHR është i kristaltë si qelqi, aty thuhet se mangësitë erdhën kryesisht nga defektet dhe paqartësitë që kishte Kodi Zgjedhor. Sigurisht aty nuk thuhet diçka që të gjithë e dinë, që Kodi Zgjedhor u përgatit kryesisht nga ekspertë të Partisë Socialiste, si kushte për të hyrë në zgjedhje. Prandaj kapja për degësh e opozitës është një tentativë e dëshpëruar për të shpëtuar nga opinioni i rëndë që bie mbi humbësin. Dhe humbësi i madh është ai që është zhdukur nga qarkullimi në drejtim të paditur për motive të dobëta. Sidoqoftë shkrehja e opozitës pas zgjedhjeve lokale të 8 majit është e paprecedentë, ngase ka humbur të gjitha betejat me pozitën dhe kauza e tyre s’ka pasur epërsi morale dhe ligjore, çka dëften për një amatorizëm të theksuar të lidershipit socialist. Dhe ky amatorizëm vjen kryesisht si një reflektim i mos-qenies politikan të Edi Ramës, i edhe vetë e pranon që nuk është politikan. Ai është një njeri i zakonshëm, që rrethanat dhe konjuktura politike të jashtëzakonshme, e kanë kthyer në një drejtues opozite. Prandaj sjellja opozitare vuan nga amatorizmi, ç’ka reflekton si pasqyrë edhe sjelljen prej lideri të Saimir Tahirit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›