E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini u përgjigjet rekomandimeve të ODIHR-it me kujtesën për 21 janarin dhe protestat e Londrës

17-08-2011 / Gazeta 55

Pas gafës, Edvini flet si refugjat nga shpella e pushimeve, duke të kujtuar editorialet-gollomesh të fillimit të viteve 2000. Në “editorialin nga ekzili”, Edvini s’angazhohet për pjesëmarrje në reformën zgjedhore, por “parashikon” se prej humbjes së tij, mund të lindin sërish protesta, si ato në Londër e gjetkë e se për to s’do të mbante kurrfarë përgjegjësie 

Atëherë kur pritej që kryesocialisti Edi Rama të merrte përgjegjësitë e humbjes elektorale si dhe të përshëndeste raportin objektiv dhe transparent të OSBE/ODIHR, dokumentit të ndërkombëtarëve i është përgjigjur me monedhën e vjetër se “s’isha unë përgjegjës për dhunën vandale të 21 janarit”... si dhe “s’mbaj përgjegjësi për dështimin elektoral të opozitës së drejtuar prej tij”. Risku i klasifikimit të tij si drejtues i të majtës politike, është ende i dyshimtë, aq sa llomotitjet e para në kryesinë socialiste flasin për një kryetar jo-legjitim, i cili po tenton të shlyejë në ekzil “fajet” e 8 majit, apo edhe keqpërdorimin për interesa të tij personale, protestën e 21 janarit. Në Editorialin e famshëm të shpërndarë fillimisht në mediat e majta, kryesocialisti tenton të gjejë fajtorët e demostratës së dhunshme të 7 muajve më parë, ndërsa nga ana tjetër, përsëri tenton me grintën e tij të “dhunës” se, protestat s’janë në dorë të tij, por të vetë popullit. Krahasimisht e papranueshme, Edi Rama tenton të kthejë në kujtesë përgjakjen e rrugëve të Londrës nga disa eksponentë kriminale, të cilët tashmë janë izoluar nga forcat e rendit. Sigurisht, burim frymëzimi për Edi Ramën, mjafton dhe mbetet zbarkimi në lagjet e njohura të Londrës si ajo e Tottenham, e kontigjentit kriminal në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë së David Kameron apo edhe sjelljes së papërshtatshme mes grupeve etnike atje. Por, në rastin e Britanisë së Madhe, ka një ndryshim thelbësor. Ndonëse atje, pas protestave të dhunshme të eksponentëve kriminalë nuk fshihej opozita politike, në rastin e Shqipërisë, qëndron krejt e kundërta. Opozita socialiste e Edi Ramës është dhe mbetet burim dhune dhe konflikti. Edhe përgjigjet absurde dhe eunuke të Edi Ramës ndaj raportit të ODIHR, për ngritjen e tryezës së reformës zgjedhore si dhe amendimin e Kodit Zgjedhor njëherazi, tregojnë qartë mbizotërimin e frymës destruktive brenda të majtës politike.         

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›