Sequi: Ka rritje të azilkërkuesve shqiptarë në BE

Pas qeverisë belge është i gjithë BE që shpreh shqetësimin për kërkesat shqiptare për azil në vendet e këtij unioni. Ndërsa ka prezantuar portalin e ri të Bashkimit Evropian për imigracionin, Sekui tha se prej verës janë shtuar kërkesat për azil në zyrat e emigracionit në vendet e Europës .
Sipas Sekuit e gjithë situata dhe shifrat do i paraqiten Komisionit Europian në mbledhjen e dhjetorit, i cili do të marrë një vendim përfundimtar.
BE prezantoi portalin e ri të Bashkimit Evropian për imigracionin ku publiku mund të njihet me procedurat dhe afatet e qëndrimit në vendet e unionit , të drejtat e detyrimet e tyre.