I biri i Gadafit do të gjykohet në Libi

Shefi i Gjykatës Ndërkombtare për Krime, Luis Moreno-Okampo, ka thënë sot se qeveria e re e Libisë ka të drejtën të gjykojë Saif al-Islamin të birin e diktatorit Muamer Gadafi.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Tripoli, Okampo tha se është e rëndësishme për Libinë që Saif al-Islami të gjykohet brenda Libisë.
"Libia tani ka ngritur qeverinë e saj të re dhe ajo kanë të drejtë të gjykojë Saif al-Islamin dhe Abdulah al-Senusin këtu. Në pajtueshmëri me rregullat tona, gjykimi duhet të bëhet nga sistemi kombëtar. Nëse ata kryejnë procedurën, gjykata nuk do të ndërhyjë”, tha Luis Moreno-Okampo.
Megjithatë, ai shtoi se do të jenë aty për t`i ndihmuar autoritetet libiane.