Timoshenko kthehet në burg pas kontrollit mjekësor
Ish kryeministrja e burgosur ukrainase, Julia Timoshenko, është dërguar në spital sot për një kontroll mjekësore, pas problemeve që ka pasur me shëndetin.
Por shërbimi i burgut ka njoftuar se ajo është rikthyer sërish pasi mjekët nuk kanë gjetur ndonjë sëmundje të rrezikshme për jetën.
Timoshenko është dënuar në tetor me shtatë vite burg për abuzim me pushtetin, ndërsa ajo mohon ta ketë bërë një gjë të tillë.
Mbështetësit e Timoshenkos thonë se ajo nuk ka qenë në gjendje të ngrihet nga shtrati për javë të tëra.