Sequi: Katër detyrat kundër korrupsionit

Ai shtoi se "Komisioni Evropian vlerëson hapat e Shqipërisë në përpjekjet e saj për të siguruar që qytetarët shqiptarë të gëzojnë vlerat themelore dhe përfitimet e Bashkimit Evropian.
Deklaratat e tij u bënë në seminarin "Lufta kundër korrupsionit në administratën publike -mësimet e marra nga Polonia, sfidat për Shqipërinë", nga ku ka shtuar se "duke qenë se qytetarët nuk mund të ushtrojnë kontroll demokratik mbi burokracinë përmes zgjedhjeve, janë vendosur forma të tjera të kontrollit për të mirën e qeverisë dhe qytetarëve".
”Qytetarët në të gjithë botën kanë gjithmonë shumë më tepër marrëdhënie me nëpunësit e tyre publikë se me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Kjo është arsyeja pse çdo qeveri demokratike që do t’u shërbejë qytetarëve të saj, mendon me kujdes në lidhje me zgjedhjen e nëpunësve të saj publikë. Qeveritë e suksesshme mbështeten në burokraci profesionale e të afta", tha Sequi. "Nëpërmjet legjislacionit primar dhe sekondar, nëpërmjet trajnimeve dhe punës praktike, nëpërmjet ligjit, përmes kulturave etike të punës, është krijuar një sistem për të siguruar që shërbimi publik është i bazuar në merita, transparente, të përgjegjshme dhe efikase", theksoi Sequi.
Ai vuri në dukje se "meritokracia, transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti janë parakushtet e padiskutueshme për një burokraci të aftë dhe të motivuar për të hartuar dhe zbatuar politika". "Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian siguron mbështetje shumë të rëndësishme financiare dhe i kushton vëmendje të madhe zbatimit efektiv të anti-korrupsionit dhe reformave administrative në Shqipëri, në përputhje me standardet e BE dhe praktikat më të mira evropiane", tha Sequi.
Detyrat përpara Shqipërisë janë të qarta, vijoi ambasadori i BE-së, "nevoja për të përdorur objektivisht dhe bazuar në merita kriteret për rekrutimin dhe promovime, nevoja për të forcuar pozitën institucionale të Departamentit të Administratës Publike, aktualisht nën Ministrinë e Brendshme, nevoja për të sqaruar pozicionin e Komisionit të Shërbimit Civil se si do të zhvillohet në dritën e reformave të planifikuara, të tilla si krijimi i gjykatave administrative, nevoja për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin në menaxhimin e shërbimit civil nëpërmjet një sistemi të Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit të Informacionit".
"Përpjekjet për të vendosur në themel të shërbimit publik të Shqipërisë meritokracinë, transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin mund të jetë e dobishme pasi ato do të përmirësojnë drejtpërdrejtë cilësinë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë në shërbimet publike", theksoi Sequi. /S.Ll/Start/
2011-12-14 16:44