E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro-ja në nivelin më të ulët në 11 muaj kundrejt dollarit

Për herë të parë që prej 12 janarit, euroja ra sot nën 1.30$. Ndërsa raporti me paundin ishte, 1 euro= 83.85 pense.

Javën e kaluar, 26 nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian mbështetën një union të ri fiskal, vetëm Britania e Madhe nuk e pranoi marrëveshjen e re.

Por, ka frikë se pakti për buxhetet ende nuk do të jetë i mjaftueshëm për parandalimin e falimentimeve të shteteve të tjera.

Bursat evropiane shënuan rënie ditën e mërkurë teksa yield-i i obligacioneve të qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian ka shënuar rritje./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-14 16:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›