E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsyeja pse meshkujt duan partnere të shkurtra dhe femrat shtatlartët

BRITANI- Një pyetje, e cila mundon prej vitesh ciftet është: Pse meshkujt duan femra me shtat të shkurtër dhe gratë,  meshkuj shtatlartë?! Një studim britanik i udhëhequr nga Daniel Nettle ka zbulur se në marrëdhënien e një cifti as paratë dhe as respekti reciprok nuk luajnë aq shumë rol sesa raportet midis lartësisë së trupave të partnerëve.

Studimi i kryer në vitin 1958, arriti në përfundimin që numri i burrave me shtatlartësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me shtatlartësi 177 centimetra.

Sipas studimit grave në përgjithësi u pëlqejnë më shumë meshkujt shtatlartë, pasi në ndërgjegjen e tyre ruhet mentaliteti primitiv, që burrat me shtat të lartë janë gjuetarë më të mirë, si dhe partnerë ideal, i cili u ofron siguri dhe mbrojtje për to dhe fëmijët. Ndërkohë, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë.

Atropologët mbrojnë tezën se që një martesë të shkojë mirë duhet që burrat të jenë shtatlartë. Ato arrijnë në këto përfundime duke u bazuar në lidhjet e fundit të sukseshmë si ajo mes futbollistit David Beckham, 183 centimetra me bashkëshorten e tij Victoria, 168 centimetra të cilët jetojnë të lumtur me katër fëmijët e tyre dhe me plane për të zgjeruar familjen.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›