Rama në Preshevë me 28 janar për “Kurbanin”
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste ditën e shtunë do të niset drejt Preshevës për një vizië një ditore.
Mediat kosovare të cilat bëjnë me dije lajmin, theksojnë se me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, kreu i opozitës do të promovojë librin e tij “Kurban” si dhe do të zhvillojë takime me krerët vendorë.
Në të njëjtën ditë do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe një party në një pub me një rock group nga Prishtina.
(el.me/BalkanWeb)