E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto diskuton ligjin për shërbimin e jashtëm

TIRANË- Ministria e Jashtme organizoi sot një tryezë me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ish diplomatë, ku ka diskutuar ligjin e ri të shërbimit të jashtëm.

Sipas ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto në draftin e ri do ketë një shkrirje të dispozitave që ofron ligji i shërbimit të jashtëm me dispozitat e ligjit të shërbimit civil.

Ligji parashikon amendime në sistemin e pranimit në shërbimin me jashtë, ku do të përfitojnë diplomatët në karrierë dhe të kualifikuar. Për herë të parë në ligj do parashikohet ngritja e një institucioni të ri atij të inspektorit të përgjithshëm, i cili do ketë detyrën të bëjë auditimin dhe vlerësimin e punës së diplomatëve.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›