E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: “Ndërtimi i marrëdhënieve, i rëndësishëm"

Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, i pranishëm në promovimin e librit me fotografi, “Shqiptarët e Francës”, të autorit Roland Tasho, përçon një mesazh tjetër të qartë, se ndërtimi i marrëdhënieve është mjaftë i rëndësishëm, ndaj në qendër te vëmendjes qëndron ndërtimi i urës së përbashkët.
 

“Ky është një libër ku tregohet vullneti i mirë i shqiptarëve në vendet e tjera. Ky është një libër ku tregon se shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, ndertojnë ura, ose siç thotë shprehja: “gurrë gurrë, bëhet mur”, por mos harroni urat.
 

Europa është një realitet në aspektin shpirtëror, por që në elementët e vetë material nuk është arritur akoma. Shqiptarët e sidomos ata që jetojnë në vendet Europiane, kanë treguar se kjo është e vërtetë”, tha ndër të tjera ambasadori i BE-së, duke cituar në të njëjtën kohë, se autoritetet janë të gatshme për integrimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›