Arvizu: Në 11 shtator, bota u solidarizua me SHBA-në

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, gjatë hapjes së ekspozitës “Here is New York”, në Muzeun Kombëtar, theksoi se në këtë ditë, njerëzit nga çdo cep të botës qëndruan në solidaritet me SHBA.
“Dhjetë vite më parë dje, rreth tre mijë persona humbën jetën e tyre. Njerëzit nga çdo cep të botës qëndruan në solidaritet me ne, përmes qirinjve dhe luleve të vendosura në ambasadat tonë në mbarë botën. 10 vjet më vonë, miqtë tanë në Shqipëri qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Ne nuk do i harronim ata që humbëm, por duhet të qëndrojmë të bashkuar për të parandaluar sulme dhe viktima të reja”, u shpreh Arvizu.
Duke u ndaluar konkretisht tek ky koleksion fotografish, ambsadori amerikan theksoi se ky koleksion përmban foto që janë marrë në 11 shtator dhe fotografitë janë mbledhur nga 709 kontribues.
“Është kënaqësi kur sheh se ëndrrat bëhen realitet”, vijoi gjithashtu ambsadori. Në këtë ceremoni, ka qenë i pranishëm edhe presidenti i vendit, Bamir Topi, i cili theksoi se dora e Al Kaedës shkaktoi humbje të mëdha jetësh. “Sulmi tek Kullat Binjake, apo tek avionët që u rrëzuan në Pensilvani shkaktuan mjaft lotë dhe ndryshoi rrjedhën”, u shpreh ndër të tjera presidenti i vendit.