E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Shqipëria e palëkundur, për paqen në botë

Për të përkujtuar 10- vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, është çelur në Tiranë në Muzeun Kombëtar, ekspozita me fotografi. Në këtë ceremoni, të organizuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, me ftesë të ambasadorit Aleksandër Arvizu, kanë qenë prezentë krerët më të lartë të shtetit. Presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli kanë qenë pjesë e kësaj ekspozite. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, ambasadori i SHBA-se, Arvizu, ka falenderuar shqiptarët për solidaritetin e tyre në ato ditë të vështira.
 

Por gjatë fjalës së tyre, si kreu i shtetit Bamir Topi, kryeministri Berisha si dhe kryeparlamentarja Topalli, kanë kujtuar sulmet terrorite ndaj kullave si dhe luftën që i është shpallur terrorizmit.
 

“Jemi këtu sot, për të nderuar kujtimin e rreth 3 mijë burrave dhe grave të rinjë dhe të reja, fëmijëve dhe të moshuarve. Qytetarë të të gjitha etnive, racave dhe besimeve fetare, që humbën jetën në një sulm barabar në New Jork, Uashington, Pensivani.
Kjo ishte dita më tragjike e historisë së kombit tuaj, ishte sulmi i parë dhe më i rëndë, që një agresor morri në territorin tuaj. Por po atë ditë, po në ato çaste, krahas një patriotizmi të paprecedentë që shpërtheu në vendin tuaj, njërëz të lirë ne katër anët e botës u ndjenë amerikanë, sepse asjë nuk mund të prekë më shumë njeriun e qytetëruar sesa humbja e një njeriu të pafajshëm.
Ata që sulmuan kullat binjake, Pentagonin dhe që dolën të sulmonin objekte të tjera, Shtëpinë e Bardhë, ata besonin se me këto sulme do mund të shkrumbojnë flamurin e kombit tuaj. Por ata gabuan shumë rëndë dhe është meritë e qeverisë tuaj, që miqtë tuaj nderojnë këto viktima, pasi ata që ideuan dhe projektuan, ekzekutuan këto sulme morën si shpërblim skëterrën e përjetshme që mëritonin. Bin Laden dhe të tjerë si ata, morrën shpërblimin e merituar”, deklaroi nder te tjera Berisha.
 

Ndërkohë në këtë ceremoni, nuk kanë munguar as personalite të tjera të politikës, si Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ish- presidentët Alfred Moisiu si dhe Rexhep Meidani.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›