Ronaldo në Rusi: "Pse jo"?!
Cristiano Ronaldo, sërish ka folur për një ndërrim të mundshëm të ambientit. Por kësaj radhe, ai ka befasuar me destinacionin e mundshëm. Ish-anëtari i Manchester United, tani lojtar i Real Madridit, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit në kampionatin rus.
Samuel Eto`o, këtë verë kaloi nga Interi në klubin rus Anzhi. Në një deklaratë për median ruse Sportbox.ru, Ronaldo ka lavdëruar kampionatin rus.
“Të luaj në Rusi? Pse jo? E di që kampionati rus është bërë më i fortë sesa ka qenë dhe nuk kam asgjë kundër, që të luaj në kampionatin tuaj. Në futboll, asnjëherë nuk mund të dini se cfarë mund të ndodhë. Nëse kaloj në Rusi, askush nuk do të duhej të habitet shumë”, ka thënë Ronaldo.
Megjithatë, ai në fund u përgjigj ndryshe. “Momentalisht jam shumë i lumtur në Real Madrid”.