E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Ndihma e BE-së do të varet nga puna juaj

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar nga Shqipëria një menaxhim sa më të mirë të ujërave ndërsa shtoi se menaxhimi i ujit duhet të vendoset në politikat e qeverisë. Duke folur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për furnizimin me ujë të pijshëm mes ministrisë së financave, Bashkimit Europian dhe KFW-Zvicren, ambasadori Sequi theksoi se ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë do të varet nga puna që do të bëjë vendi ynë në këtë drejtim.
 

“Këto projekte janë të rëndësishme pasi ekspertiza që jep BE-ja është një mundësi për të trajtuar problemet që ka pasur Shqipëria përsa i përket ujit. Ne kemi besim që Shqipëria do të vazhdojë ta ngrejë më lartë menaxhimin e ujit në politikat e saj. BE është këtu për t`ju ndihmuar pasi është një partner i sinqertë por shkalla e ndihmës do të varet edhe nga shkalla e punës që do të bëni ju. Ne jemi këtu për ju” ka theksuar Sequi.
 

Sipas tij Bashkimi Europian do të japë 25.5 milionë euro nga taksapaguesit europianë për të ndihmuar autoritetet shqiptare të garantojnë shërbimet thelbësore për qytetarët. për marrëveshjen për furnizimin me ujë të pijshëm

 Nga ana e saj, ambasadorja gjermane Carola Muller Holtkemper ka theksuar se integrimi në Bashkimin Europian ka të bëjë edhe me çështjet që kanë lidhje me qytetarët. Sipas saj këto projekte do të përmirësojnë standartet e jetesës së shqiptarëve ndërsa shtoi se projektet gjtihashtu do ta ofrojnë më tepër Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›