E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Parimet per te ardhmen duhet te jene te njejtat

Ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi ne pronovimin e revistes EuroSpeak u shpreh se integrimi i vendit ne Bashkimin Europian eshte ceshtje e gjithe shoqerise prandaj qytetaret duhet te informohen ne lidhje me te drejtat dhe perfitimet qe do te kene nga ky proces. Sipas ambasadorit Sequi qytetaret duhet te kuptojne se cfare eshte integrimi dhe cfare eshte Bashkimi Europian per ta. Seqiu theksoi se qytetaret duhet te ndajne njejtin vizion te njejtat parime per te ardhmen. Kjo per faktin qe te gjithe te kemi mundesine ti pergjigjemi pyetjes Pse eshte integrimi ne favorin tim.

Revista EuroSpeak

EuroSpeak eshte nje reviste e pasur me informacion te perditesuar dhe analiza mbi ceshtje te integrimit europian me fokus te vecante mbi zhvillimet e marredhenieve te BE-se me Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit. Ajo synon te zvogeloje hendekun aktual informativ mbi tema te tilla duke aspiruar te propozoje analize cilesore dhe te pavarur e cila shkon pertej listimit te thate te fakteve apo deklaratave te politizuara mbi integrimin ne BE qe ndeshen shpesh neper media.

Perpos artikujve te shkruar nga stafi i revistes lexuesi mund te gjeje dhe nje perzgjedhje artikujsh te publikuar ne mediat me te mira te specializuara ne mbulimin e ceshtjeve te BE-se duke kursyer keshtu kohen per ti kerkuar ato. Duke perfshire nje game te gjere ceshtjesh EuroSpeak u drejtohet shtresave te ndryshme te shoqerise shqiptare duke synuar keshtu perfshirjen graduale te qytetareve ne debatin publik mbi procesin e Integrimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›