Sequi: Përzgjedhja e Avokatit të Popullit, inkurajuese

Kandidatura u shpall një ditë më parë nga Partia Socialiste, që ishte ajo e Igli Totozanit.
Si një nga 12 prioritetet e Bashkimit Evropian, në një deklaratë të tij, Sekui shprehet se procesi i përzgjedhjes së kandidatit nga Partia Socialiste ishte publik dhe transparent.
"Mirëpres ngrohtësisht përfundimin e procesit të zhvilluar nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit. Dëshiroj të përshëndes procesin e zgjedhur, i cili ishte publik dhe transparent, si dhe punën me përkushtim të komisionit përzgjedhës në zgjedhjen e bërë nga një numër kandidatësh", deklaroi Sequi.
Për postin e Avokatit të Popullit, i cili duhet të jetë në mbrojtje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, Sekui e konsideron këtë si një zhvillim inkurajues. "Ky është një zhvillim inkurajues drejt emërimit në një post shtetëror, të mbetur vakant prej kohësh, i cili zë një vend qendror në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, dhe për adresimin e një prej dymbëdhjetë prioriteteve të Opinionit të Komisionit Evropian për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian", vijon reagimi.
2011-12-16 08:27