FOTO LAJM: Të festosh ditëlindjen e Enver Hoxhës në tendat e protestave ndaj kapitalizmit
Në mbarë botën vijojnë të zhvillohen protesta kundër babëzisë së bankave dhe kundër shkurtimeve që po bëjnë qeveritë. Disa media ngrenë pikëpyetje nëse këta njerëz që po dalin në rrugë janë vetëm të rinj të shfrenuar, apo njerëz me ideale.
Ndërkohë, në ditën e dytë të protestës Pushto Vankuverin, një gazetar ka zbuluar se si mes tendave festohet ditëlindja e Enver Hoxhës. Një kinez që po protestonte, Vanrui Niu, kishte përgatitur dhe një tortë për ditëlindjen e Enver Hoxhës. Sipas tij, Enver Hoxha është një hero në Kinë pasi refuzoi Perëndimin.
Gazetari thotë se Enver Hoxha hoqi taksimin direkt dhe promovoi të drejtat e grave. Ai ngriti një kult personaliteti njësoj si Stalini. Sipas tij, Enver Hoxha për disa radikalë është më i pastri i komunistëve. Madje studenti kinez këndon në shqip.
