GTZ Zhvillimi i turizmit malor kerkon investime

Zhvillimi i turizmit malor kërkon jo vetëm investime të sektorit privat por edhe të qeverisë.
Ismail Beka, zëvendës-drejtor i GTZ-së për Shqipërinë deklaron se përveç investimeve në infrastrukturën rrugore qeveria duhet të investojë edhe në krijimin e kushteve të tjera për turizëm në zonat veriore të vendit, siç janë shërbimi mjekësor, apo furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike pa ndërprerje në këto zona.
Sipas Bekës, ndërtimet në këto zona duhet të jenë sipas një plani afatgjatë duke bërë kështu që këto zona t’i shpëtojnë procesit të betonizimit masiv.