E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e paparalajmëruar e doganierëve grekë, bllokohen Kakavija dhe Kapshtica

Share

Doganierët grekë në pikat e Kakavijës dhe Kapshticës kanë vendosur që të bllokojnë punën në këto pika, pa asnjë paralajmërim, për shkak se kanë nisur një grevë.

Të gjithë ata që kanë kërkuar të shkojnë në Greqi ditën e sotme, nuk janë lejuar të kalojnë, me përjashtim të këmbësorëve.

Autoritetet greke kanë thënë se nuk do të lejojnë kalimin e asnjë automjeti, ndërsa nuk dihet se sa do të qendrojë e bllokuar puna në këto dy pika doganore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›