Sekuestrohet birra Norga, Bregasi: Banka veprime të njëanshme
TIRANË- Presidenti i Business Albania Luan Bregasi ka reaguar për veprimet që Raiffeisen Bank ka ndërmmarë ndaj kompanisë së birrës Norga.
Sipas Bregasit Raiffeisen Bank po kryen veprime të njëanshme ndaj kompanisë së birrës Norga, duke dëmtuar kështu sipas tij një biznes në funksion. Ndërkohë që ka theksuar faktin se banka ka interesa të tjera që e nxisin në të tilla veprime.
Bankat po kryen veprime të njëanshme me biznesin. Po dëmtohet një biznes në funksion. Është ndërhyrë në fabrikë teknikisht. Raiffeisen Bank e nxisin interesa të tjera”,- deklaroi Bregasi.
Presidenti i Business Albania Luan Bregasi i ka bër apel Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në mënyrë që Raiffeisen Bank të rishikojë vendimin e saj.
“Banka të rishikojë marrëveshjen. I bëjmë apel Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë. Askush s’ka interes të prishet një biznes. Banka të rishikojë vendimin e saj”,- përfundoi fjalën e tij presidenti i Business Albania Luan Bregasi.
Edhe Shoqëria ‘A&B Group’ shpk ka denoncuar publikisht veprimet kundra ligjore të Raiffeisen Bank në një letër të hapur dërguar përfaqësuesve më të lartë të vendit, pasi kjo bankë dy ditë më parë ka bastisur paisje dhe makineri të kësaj shoqërie pa marrë parasysh koston materiale me qëllim mospërmbushjen në kohë të detyrimeve që burojnë nga kontrata e kredisë midis dy subjekteve.
(e.m/BalkanWeb)