E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Raport-progresi të shërbejë mjet bashkëpunimi në politikë

TIRANE-Ambasadori i BE, Ettore Sequi përshëndeti fillimin e punës se dy partive kryesore për Reformën Zgjedhore, ndërsa tha se shpreson për një lëvizje sa i takon dhe miratimit të ligjeve me 3/5.
I pyetur nga TVNews 24 për ftesën e liderit socialist për reformën në drejtësi, diplomati europian nuk i është përgjigjur drejtpërsëdrejti pyetjes lidhur me ftesën që lideri i opozitës Edi Rama i bëri kreut të mazhorancës Berisha për reformën në drejtësi. Por, ai ka ritheksuar se palët duhet të bashkëpunojnë në emër të integrimit.

“Ajo që mund të them nga pozicioni im është se duhet të marrim parasysh raport-progresin. Është një mjet i mirë për bashkëpunim. Raporti, tregon jo vetëm situatën aktuale në vend, por edhe rrugën që duhet ndjekur. Sidomos adresimi për disa reforma që janë shumë të rëndësishme, sidomos disa reforma sic është reforma elektorale, për rregullat proceduriale të parlamentit. E di që ka një diskutim për ngritjen e një komisioni në parlament, mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Kuptoj që mund të ketë lëvizje sa i përket miratimit të ligjeve me 3/5, kjo do ishte lëvizje shumë e mirë. Integrimi duhet konsideruar si mjet mjaft pozitiv dhe qëllim, kombëtar. Këtë do e përsëris dje sot dhe nesër.”

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›