E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, furgoni përplas dy motorra, 3 të plagosur

TIRANË- Tre të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 15:20 në rrugën ‘Ali Demi’ në kryeqytet.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se dy motorra fillimisht janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërkohë që në një hark kohor shumë të shkurtër një furgon tip benz u ka shkaktuar atyre tronditje më të madhe, duke lënë të plagosur drejtuesit e dy mjeteve motorrike, njëri prej të cilëve punonjës picerie. Ndërkohë në këtë aksident të shumëfishtë është përfshirë dhe një drejtues biciklete.

Drejtuesi i benzit mësohet se pasi ka përplasur mjetet është larguar menjëherë nga vendngjarja, por duke lënë në vendin e aksidentit targën e tij.

Policia bën me dije se tre të plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se drejtuesi i njërit prej motorrave është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ka mundur të identifikojë nëpërmjet targës drejtuesin e benzit.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim Veli Mustafa Koka, banor në rrugën “Sabri Petrala, në kryeqytet, ndërkohë kanë ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›