E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperndahen mbi 99 milione leke per komunitetet fetare

Vendimi

Qeveria mori dje vendimin per te ndare masen e financimit kundrejt komuniteteve fetare kryesore ne Shqiperi per vitin 2012. Per kete vit shuma ne dispozicion te komuniteteve fetare te cilat kane lidhur marreveshje me qeverine shqiptare eshte 99 243 000 leke dhe ajo eshte ndare mes myslimaneve ortodokseve katolikeve dhe bektashinjve. Ashtu si edhe vitet e tjera pjesa me e madhe e fondit te qeverise ka kaluar per Komunitetin Mysliman te Shqiperise qe ka perfituar shumen prej 28 160 000 lekesh te cilat Keshilli i Ministrave i ka percaktuar qarte se per cfare do te perdoren. 11 400 000 leke do te perdoren per financimin deri ne gjysmen e pages minimale buxhetore per punonjesit e administrates 14 760 000 leke per financimin e pagave te arsimtareve te institucioneve te arsimit parashkollor parauniversitar dhe universitar dhe 2 000 000 leke per rikonstruksionin e kryesise se Komitetit te Myslimaneve Shqiptare theksohet ne vendimin e djeshem te qeverise. Ne vendimin e djeshem komuniteti katolik ka perfituar nje shume prej 24 720 000 lekesh duke arritur te perfitoje per 2012-n rreth 400 000 leke me shume se komuniteti ortodoks. Per sa i perket Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise kete vit ka perfituar shumen 24 370 000 leke. Po keshtu edhe Kryegjyshata Boterore Bektashiane perfitoi shumen 21 993 000 leke nga te cilat 7 000 000 leke akordohen per shkak te faktit se Kryegjyshata Boterore eshte me qender te saj ne Tirane dhe e shtrin veprimtarine e saj edhe jashte vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›