E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Shqipëria të zbatojë 12 kriteret e BE-së

Bashkimi Europian pret që Shqipëria të zbatojë 12 kriteret e kërkuar për procesin e integrimit. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi gjatë marrëveshjes me ministren e integrimit Majlinda Bregu për disa projekte të financuara nga Bashkimi Europian në disa fusha. Sipas ambasadorit Sequi, Bashkimi Europian pret që Shqipëria të nisë të zhvillojë edhe infrastrukturën politike dhe institucionale.
 

“Ne presim që Shqipëria të përmirësojë funksionimin e parlamentit, zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, legjislacionit të nevojshëm që kërkon përfshirjen e shumicës së cilësuar në parlament, sundimi i ligjit të mos vonohet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pronësisë, shqiptarët të zotërojnë të drejta të barabarta, të respektohen të drejtat e paraburgosuve, pra presim që 12 prioritetet e KE-së të vihen në zbatim” ka theksuar Sequi.

vijon ...
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›