E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Votojmë heqjen e imunitetit, gati të hetohem

TIRANE- Shqyrtohen ne Kuvend tre relacione te vecanta te Keshillit te Mandateve per tre kerkesat e Prokurorise per hetimin e tre deputeteve te PS-se per ngjarjet e 21 janarit.

Ne senace i pari qe mori fjalen ishte deputeti Taulant Balla.

“Ndihem mire qe perfshihem ne kete liste te pjesshme per hetimet e 21 janarit”- tha Balla, duke shtuar se sot e mot do të kete krenarinë politike, morale e qytetarë të thote se ishte në bulevard, përballë zyrës së kryeministrit në përmbushje të detyrës për të denoncuar qeverisjen e tij tribale, të korruptuar rrënjë e degë.

Isha në bulevard një nga qindra mijëra që meritojnë një jetë ndryshe në një vend normal, ndihem keq se edhe pasi kemi kapërcyer dy dekada komunizëm stili komunist i fabrikimit të fajit e mëkatit është gjallë, si vetë stili i komunistit Sali që vdes por nuk harron të thitë se nuk dorëzohet, që protestat e konsideron rrethim, që vrasësit i bën heronj- tha ai.

Balla ka deklaruar se nuk ka asnjë problem se qytetarët mbeten, maskarenjtë nuk harrohen, ata kujtohen me turp.

Vota ime dhe vota e grupit është një. Do të votoj për heqjen e imunitetit tim dhe të kolegëve, jam  i hapur për te qene në hetim, për të bashkëpunuar me organin e akuzës. Edhe 1 mijë herë të dalin qytetarët do të jem aty duke bërë atë cfarë bëra në 21 janar, me të vetmin ndryshim, nuk do të isha më pranë me Hekuranin, Faikun, Ziverin e Aleksin- tha ai.

Ne rendin e dites se seances se sotme do te votohet per heqjen e imunutetit te Tom Doshit, Besnik Barajt dhe Taulant Balles.

Fillimisht deputetet do te njihen me raportin e hartuar ngaKëshilli i Mandateve, permes dy relatoreve te caktuar nga PS e PD e me pas do te marrin fjalen deputetet qe do te jene pjese e hetimit.

Ne fund, sikunder edhe eshte deklaruar nga vete kreu i PS-se, Edi Rama ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar do te votohet pro heqjes se imunitetit.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizim për 3 deputetët nën akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›