E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Edi Rama dhe Ina Rama shkatërruan provat për 21 janarin

Duke marrë shkasë nga deklaratat e djeshme, selia blu thotë se Rama falënderoi kryeprokuroren për shpalljen e tij të pafajshëm apo amnistinë e tij si organizatori kryesor i 21 Janarit 2011.

“Në pretencën e saj televizive mbi 90 minuta, zonja Ina Rama shpalli mbrojtësit të institucioneve kushtetuese të vendit ashtu siç i kishte shpallur zoti Rama një vit më parë, si vrasës me dashje, kurse ultimatumin e zotit Rama drejtuar Kryeministrit të vendit më 20 janar: “largohu ose do kalosh mbi kufoma”, e vlerësoi si një retorikë të thjeshtë”, tha zëdhënësja, Albana Mustafaraj. Më tej, demokratët thanë se e vërteta e ngjarjes do të dalë në dritë. 

Partia Demokratike thekson edhe njëherë se, “pretenca publike televizive prej 90 minutash e Prokurores së Përgjithshme e paprecedent në historinë e një vendi të lire, akuzat e saj për vrasje me dashje ndaj oficerëve të Gardës, që me trimëri, burrëri, heroizmin e tyre mbrojtën rendin kushtetues dhe hodhën në lanë mandatet e ëndërruara të puçistëve, dëshmojnë thjesht urrejtjen por panikun që ka mbërthyer klanin e atyre që, tek përmbysja me dhunë e pushtetit legjitim, kishin vendosur ëndrrën e mandateve të tyre”.

“Hetimi i pavarur i 21 janarit 2011, identifikimi i ideatorëve, organizatorëve, sponsorizuesve të 21 janarit, si dhe autorëve të dhunës tragjike dhe rrethanave të saj, janë zotimi absolut i kësaj mazhorance. Ky hetim nuk do mund të pengohet as nga pretencat tuaja të përbashkëta televizive me Prokuroren e Përgjithshme, nga etiketimet që ju u bëni punonjësve që mbrojtën rendin kushtetues të vendit si vrasës me dashje dhe që së shpejti do t’i shpallni vrasës me pagesë, as nga prishja e provave dhe zhdukja e dëshmive që faktojnë gjithçka rreth skenarit të 21 Janarit 2011”, vijon. /Start/

                                                                                             2012-02-01 17:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›